Ka ndodhur

Kurbin, droni zbulon parcelën me kanabis. Arrestohet një 20 vjeçar, procedohet kryeplaku

Nga Gazeta Si – Një parcelë kanabisi është zbuluar në Fushë Milot të Kurbinit, duke çuar në arrestimin e një 20-vjeçari.

Parcela u evidentua nga droni i policisë.

Policia thotë se në pranga ka rënë 20-vjeçari me iniciale D. H., i cili kishte kultivuar bimët e kanabisit në një zonë me shkurre pranë banesës së tij.

Ai akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë edhe kryeplaku i fshatit Fushë Milot, L. L. 56 vjeç.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre, pasi nuk ka konstatuar parcelën me kanabis në territor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë