Ka ndodhur

Kurbin, adoleshenti kapet me automatik dhe municion në dhomën e gjumit

Gazeta Si – Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kurbinit, pasi i janë gjetur në banesë një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Në pranga është vënë P.N., banues në Mamurras.  Sipas policisë, gjatë kontrollit në dhomën e gjumit, në banesën ku jetonte adoleshenti, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë