Gazeta Si – Një 62-vjeçar u arrestua në Kurbin, pasi posedonte lëndë narkotike, me qëllim shitjen në doza.
Policia thotë se ka gjetur të fshehura në banesën e tij, në fshatin Vinjoll, 7 kilogramë e 350 gramë kanabis. I arrestuari i ndaluar në operacionin “Streha” rezulton me precedent për disa vepra penale.
“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit B. Z., në fshatin Vinjoll, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 kilogramë e 350 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilën dyshohet se ky shtetas e posedonte me qëllim shitjen në doza. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, shtetasi B. Z., 62 vjeç, banues në fshatin Vinjoll, u arrestua në flagrancë për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’”, njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


