Gazeta Si – Një 48-vjeçar është arrestuar, pasi kanosi me armë punonjësit e një firme private të cilët po shtronin një rrugë në Mamurras konform ligjit dhe me leje të autoriteteve.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shpërdhet, ku A.D., po kanoste me armë gjahu disa punonjës të një firme private, të cilët po merreshin me shtrimin e rrugës së gurorëve në këtë fshat.
Në momentin e ndërhyrjes, policia i ka sekuestruar 48-vjeçarit, armën e gjahut “Shotgun” dhe municion luftarak.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se 48-vjeçari, për shkak se pretendon pronësinë mbi këtë territor, ka kërcënuar me armë gjahu punonjësit e një firme private, të cilët në kuadër të një projekti të miratuar nga Bashkia e Kurbinit, po merreshin me shtrimin e rrugës së guroreve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




