"God's crooked lines", (Kur Zoti mësoi të shkruante) është një film thriller krijuar nga Oriol Pauls dhe yjet pjesë e kastit, Barbara Lennie, Eduard Fernandez dhe Loreto Mauleon. Filmi bazohet në novelën më të njëjtën emër nga Torcuato Luca de Tena.
Kur filmi nis, ju takoheni me një detektive private, Alice Gould, e cila vullnetarisht futet në një spital psikiatrik për të hetuar vdekjen e djalit të klientit të saj, brenda këtij institucioni. Skenat janë të mbushura me siguri dhe dyshim nëse versioni i Alice është i vërtetë apo jo.
Në sytë e Alice ka ligësi dhe pabesi, që të bëjnë të dyshosh të vërtetën e saj ndërkoh që filmi të hedh nga e shkuara në të tashmen dhe anasjellë, që të qartësojnë dhe të konfuzojnë njëkohësisht.
"God’s Crooked Lines" është krijim i vështirë por mund të shijohet nga të gjithë. Nuk ka aq shumë labirinte sa mund të presësh, por ka kthesa të pafundme që të bëjnë të hamendësosh tërë kohën.
Sigurisht, ka disa çështje në vetë historinë që mund t'ju bëjnë të mendoni për vlefshmërinë e tij si një thriller i mirë, por filmi bën një punë të shkëlqyer për t'i mbajtur të gjitha letrat e fshehura deri në minutën e fundit.
Kalimet në kohë tregojnë histori të ndryshme në kohë të ndryshme dhe ndonëse të bëjnë pak lëmsh, në fund e gjitha ka kuptim.
Aty ti pyet; kush po thotë të vërtetën? A vuan realisht Alice nga ndonjë sëmundje mendore?
Ka gjithmonë detaje tinëzare në historinë e të gjithëve dhe ti dyshon në të gjithë ato.
Alice, veçanërisht, të qenit protagonistja jonë dhe personi me mendimet e të cilit jemi të fshehtë është një enigmë që nuk jep asgjë. Kështu, sa më shumë dimë, aq më shumë e pyesim atë. Karakteri i saj është kompleks, dhe në shumicën e rasteve, gjërat që ajo bën të bëjnë të pyesësh nëse ajo është problemi në këtë histori apo jo.
Filmi, përshtatur në shqip "Kur Zoti mësoi të shkruante", duket magjepsës dhe kinematografia është e përkryer. Ka momente në film që lartësohen më shumë për shkak të pamjeve mahnitëse dhe muzikës së mrekullueshme që shton drithërimat. Në fund, filmi sjell një kthesë shokuese që të lë realisht me gojë hapur dhe vë në pikëpytje mirëqenien tënde mendore.
Për Bárbara Lennie sytë flasin më shumë se ajo./LeisureByte
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.