Analize

Kur tragjedia bëhet banale: Pse konsumatorët e lajmeve lodhen nga krizat

Kur Vladimir Putin pushtoi Ukrainën nga toka, ajri dhe deti më 24 shkurt,  imazhet e luftës tronditën të gjithë botën.  Larg aksionit, mbulimi online dhe televizioni na mbajtën të informuar në çdo moment për shpërthimet që ndodhnin dhe njerëzit që vraponin nëpër bunkerë.

Gjysmë viti më vonë, dhuna vijon. Por edhe për ata që nuk ndikohën drejtëpërdrejtë nga lufta, pasojat dhe ndodhitë e saj, kanë tërhequr sado pak vëmendjen.

Të ndjekësh ngjarje si luftërat është e dhimbshe dhe njerëzit nuk janë të përgatitur për tu fokusuar në ngjarje të tilla traumatike.

Ndërkohë, gjatë luftës, ndodhi të tjera kanë ndodhur në botë që kanë marrë vëmendjen e të gjithë botës. Që nga thatësira, zjarret, stuhitë, sulmet masive dhe ligji i abortit.

Ngjarje si ajo në Ukrainë, ikën nga fokusi i njerëzve kur ata përballen me çështje pak më urgjente. Ky fenomen quhet “lodhje nga kriza”.

Antagonistët dhe autoritarët si Putin e dinë se çfarë është lodhja nga kriza dhe e përdorin në avantazhin e tyre. “Lodhja nga kriza po vjen. Rusia po luan me ne që të na lodhë. Mos bini në kurth”, -tha Kaja Kallas, kryeministri i Estonisë.

Në një fjalim me homologët e tij, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i bëri thirrje atyre që të mos zhvendosin vëmendjen diku tjetër, sepse fundi i luftës varet nga vëmendja e botës.

Fatkeqësisht, shumë prej nesh kanë ndërruar kanalin. Tragjedia është  bërë banale.

Sipas Simone Weil, një filozofe franceze, vëmendja morale është kapaciteti që na duhet për të hapur veten intelektualisht, emocionalisht dhe fizikisht, ndaj reraliteteve me të cilat përballemi. Ajo e përshkruan këtë si viligjencë, një pezullim i egos dhe dëshirave personale në favor të një mendje boshe, si Budistët. Kjo llojë mendësie përjeton pa filtra çdo lloj realiteti, pa shmangie dhe projeksion.

Weil gjeti se vëmendja ishte e pandashme nga pasioni apo dëshira për të vuajtur me të tjerët.

Nuk ka dhimbje dhe shmangie kur dikush kujdeset për të pikëlluarin. Prandaj, ajo shkroi se «mendimi fluturon nga pikëllimi po aq shpejt dhe në mënyrë të papërmbajtshme sa një kafshë fluturon nga vdekja».

Ndjeshmëria e përfshirë në raste të tilla, është një thikë me dy presa. Nga njëra anë, vëmendja vë në fokus jetën e vështirë të disave dhe ata dëgjohen e shikohen. Nga ana tjetër, një jetesë e tillë na bën më vulnerabël nda traumave, siç thonë psikologet, Lisa Mçann dhe Laurie Pearlman.

Megjithatë, vështirësia e përqendrimit të qëndrueshëm në ngjarje si lufta nuk është vetëm për shkak të brishtësisë së vëmendjes morale. Siç kanë vënë në dukje kritikët kulturorë si Neil Postman, James Ëilliams dhe Maggie Jackson, cikli i lajmeve 24/7 është një nga presionet e shumta që kërkojnë vëmendjen tonë. Telefonat tanë inteligjentë dhe teknologjitë e tjera me komunikime të pandërprera – nga të parëndësishme në apokaliptike janë mjedise inxhinierike për të na mbajtur vazhdimisht të hutuar dhe të çorientuar.

Përpos hutimeve nga teknologjia, lodhja e krizave po i bën lexuesit të konsumojnë më pak lajme tani. Këtë vit një analizë e Reuters zbuloi se në të gjitha tregjet ka rënë interesi për lajme, nga 63% në 2017-n në 51% në 2022-shin.

Zgjedhim një rrugë të re

Si mund të rikuperojmë një kapacitet për vëmendje dhe përgjigje kuptimplote mes lajmeve të pandërprera, të palidhura dhe dërrmuese? Studiuesit kanë bërë një sërë rekomandimesh, të fokusuara zakonisht në frenimin e përdorimit të pajisjeve digjitale. Përtej kësaj, lexuesit dhe gazetarët mund të marrin parasysh disa këshilla.

1. Kufizimi i marrjes së lajmeve të përditshme, mund t’i ndihmojë njerëzit të bëhen më të vëmendshëm ndaj çështjeve të veçanta shqetësuese pa u ndier të mbingarkuar. Teoricieni i kulturës, Yves Citton, në librin e tij “Ekologjia e vëmendjes”, u kërkon lexuesve të “nxjerrë” veten “nga kontrolli i regjimit të mediave të vigjilencës”. Sipas tij, media aktuale krijon një gjendje “vigjilence të përhershme” përmes “diskurseve të krizës, imazheve të katastrofave, skandaleve politike dhe lajmeve të dhunshme”. Në të njëjtën kohë, leximi i artikujve dhe eseve të gjata mund të jetë në fakt një praktikë që ndihmon në kultivimin e vëmendjes.

2. Gazetarët mund të përfshijnë më shumë histori të bazuara në zgjidhje që japin mundësinë e ndryshimit. Rrugët për veprim mund t’u ofrohen lexuesve për të luftuar paralizën përballë tragjedisë. Amanda Ripley, një ish-gazetare e revistës Time, vëren se “tregimet që ofrojnë shpresë, liri dhe dinjitet ndihen si lajme të reja tani, sepse jemi shumë të mbingarkuar me të kundërtën”.

Weil, e cila ishte e përkushtuar ndaj përgjegjësisë së vëmendjes morale, por nuk e romantizonte tragjedinë, shkroi: “Asgjë nuk është aq e bukur dhe e mrekullueshme, asgjë nuk është kaq e freskët dhe befasuese vazhdimisht, aq plot ekstazë të ëmbël dhe të përhershme, sa e mira“./The Conversation


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë