Nga Gazeta ‘SI’ – Mediat italiane kanë sjellë në vëmendje një video nga viti 1997 kur Berlusconi shpërthen në lot për emigrantët e mbytur në kanalin e Otrantos, gjatë një komunikimi.
Në atë kohë, Berlusconi në opozitë u shpreh:” Unë besoj se Italia nuk mund të pranojë t’i japë botës imazhin e dikujt që hedh në det dikë që po arratiset nga një vend fqinj, duke pasur frikë për jetën e tij, duke kërkuar shpëtim dhe arratisje në një vend ku ai e konsideron mik. Detyra jonë është t’i pranojmë ata që gjenden në këto kushte. Duhet ta lajmë këtë njollë që ka ardhur nga një vendim që nuk duhej marrë.”
Silvio Berlusconi u nda nga jeta sot, 12 qershor dhe mediat italiane vazhdojnë të risjellin momente kulminante nga prezenca e tij në politikë dhe jo vetëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.