Keshilla

Kur lexoni horoskopin lexojini të dyja shenjat pranë njëra- tjetrës

*Nga Kayleigh Dray – Për të gjithë ata njerëz që mendojnë se ka parashikime të pasakta të horoskopit, kjo gjë ndodh me të vërtetë. Unë kam një Akrep dhe zakonisht kur lexoj horoskopin përfshihem me të gjithë qenien time në parashikim. Kështu që kam bërë një kërkim të vogël për të parë nëse është e vërtetë që shpesh herë parashikimet nuk dalin. Ja çfarë kam zbuluar.
Me të gjithë njerëzit që fola të cilët i përkisnin shenjës së Dashit, Bricjapit, Virgjëreshës dhe Demit kishin të njëjtin problem si unë. Besonin në horoskop por shpesh herë nuk i dilte parashikimi që lexonin.
Sipas astrologëve këto shenja nuk besojnë tamam në horoskop dhe janë skeptike për atë që lexojnë. Kështu që ata shpjegojnë se nëse keni lindur nën njërën prej këtyre shenjave , keni shanse që të mos iu dalë parashikimi i horoskopit. Sipas ekspertëve të yjeve kjo vlen edhe për ata që kanë lindur në prag të dy sezoneve.
Me sa duket, nëse keni lindur në pikën e fundit ose në fillim të një sezoni të zodiakut, atëherë keni ndikime të forta nga sezoni ku jeni afër. Për shembull, nëse keni lindur më 21 korrik ju jeni teknikisht Gaforre, por që nga sezoni mund të jeni Luan dhe me siguri keni tipare të të dyja shenjave. Pra, sipas astrologëve lexoni të dy horoskopët dhe shikoni kush ju përshtatet më shumë për juve.

Ndërkohë psikologët këshillojnë që të harroni horoskopin tuaj por të shikoni tabelën astrologjie të lindjes. Në thelb, kjo vepron si një hartë se ku të gjithë planetët ishin në udhëtimin e tyre rreth Diellit (nga pika jonë e favorshme në tokë) në momentin që keni lindur. Që do të thotë se, si kalon shenja juaj e zodiakut përreth diellit.
Pse është e rëndësishme kjo?
Sipas ekspertëve, shenja juaj e diellit flet vetëm për personalitetin tuaj dominues. Hëna dhe planetët e tjera futen më thellë në emocionet dhe energjinë tuaj dhe si të tilla pritet t’ju japin një lexim shumë më të mirë të gjerave që do të ndodhin. Për të llogaritur tabelën tuaj të lindjes së astrologjisë, do t’ju duhet data dhe vendi i lindjes, si dhe koha e saktë që keni ardhur në jetë. Burimi:Stylist\Përktheu:Gazeta “Si”

*Kayleigh Dray është shkrimtare e librave komikë dhe e skenarëve të filmave të ndryshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë