Analize

Çfarë ndodh kur zhduket diplomacia?

Trum dhe Erdogan

Përse SHBA-ja “la në baltë” luftëtarët e vetëm që mund të mposhtinin ISIS-in njëherë e përgjithmonë?

Ekspertët këmbëngulin vazhdimisht se antiterrorizmi është më shumë sesa përdorimi i forcës ushtarake, por rrallëherë qëllon që njerëzit të na marrin seriozisht.

Sigurisht, skeptikët këmbëngulin se ne shtiremi sikur po mbajmë një qëndrim diplomatik, por, me të vërtetë, hedhim bomba jashtë vendit.

Ata e kanë gabim. Duke kaluar dy vjet Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë (NSC), unë e di se zyrtarët e antiterrorizmit janë seriozë kur insistojnë që përdorimi i zgjuar i forcës ushtarake është vetëm një nga mjetet e nevojshme. Tani për tani, bota po dëshmon se sa e rëndësishme është diplomacia efektive kur luftohet terrorizmi , duke parë se çfarë ndodh kur zbatohet e kundërta.

Paaftësia e administratës Trump për të menaxhuar tensionet midis Turqisë dhe kurdëve siriane është duke i dhënë Shtetit Islamik kohë dhe hapësirë ​​për t’u rigrupuar dhe paraqitur një kërcënim edhe më të madh për Shtetet e Bashkuara dhe pjesën tjetër të botës.

Ofensiva e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri ka qenë deri tani efektive, pasi Amerika ka pasur partnerë të aftë në terren. Në Siri, deri tani partnerët më të dobishëm kanë qenë kurdët sirianë. Ata kanë pësuar vdekje dhe lëndime të tmerrshme pasi kanë larguar forcat e Shtetit Islamik nga qytete të tilla si Raqqa ku grupi terrorist kishte dikur një strehë të sigurtë për të komplotuar sulme terroriste në rajon dhe më gjerë, por edhe për të planifikuar sulme globale , duke përfshirë Shtetet e Bashkuara në qytete të tilla si Nju York dhe Orlando, Florida.

Por Ankaraja është ndierë gjithnjë e më e kërcënuar pasi kurdët sirianë kanë fituar vrull dhe iu afruan kufijve të Turqisë. Qeveria turke i konsideron kurdët sirianë si të padallueshëm nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, një organizatë kurde e cila është përgjegjëse për një serë sulmesh terroriste brenda Turqisë.

Ushtaret kurde para betejës së Raqqas

Ndërkohë që kurdët po pajisen me armë nga SHBA-ja dhe po u afrohen gjithnjë  e më shume kufijve, të Turqisë, Ankaraja e ka gjetur vetën në një situatë shumë të parehatshmme.

Gjatë shërbimit në qeverinë amerikane, kolegët e mi dhe unë punuam shumë për të menaxhuar frikën turke dhe ambiciet e kurdëve siriane që nga ditët më të hershme të betejës kundër Shtetit Islamik. Nganjëherë tensionet ishin aq të ashpra sa dukeshin të pa kontrollueshme, duke vënë në dyshim nëse Shtetet e Bashkuara mund të mbanin ky “kunguj nën një sqetull”, qperacionet antiterroriste në Incirlik, pranë qytetit turk  të Adanës dhe ndihmës së domosdoshme të kurdëve në terren sirian.

Por, herë pas here, diplomacia e zellshme dhe e shkathët, e koordinuar nga Shtëpia e Bardhë dhe e zbatuar nga sekretari i shtetit dhe një i dërguar i posaçëm presidencial do të shmangte krizën, dhe mos t’i detyronte Shtetet e Bashkuara të zgjedhin mes dy partnerëve, të cilët nuk mund t'i humbnim dot.

Por kjo lloj diplomacie e nivelit të lartë duket se nuk është më prezente në rajon. Në janar, Turqia nisi një ofensivë ushtarake kundër kurdëve të cilët ishin mbledhur në qytetin verior të Afrinit.

Ushtria turke hyn në Afrin dhe sulmon milicinë kurde

Ishte e rëndë të shihje dy partnerë amerikanë që godisnin njëri-tjetrin, por ajo që ndodhi më pas ishte edhe më e keqe për Shtetet e Bashkuara: Kurdët, të cilët e kishin ndjekur Shtetin Islamik në parajsën e mbetur siriane në luginën e lumit Eufrat, u spraspën . Ata e bënë shumë të qartë përse u tërhoqën: Duhej të mbronin vëllezërit e tyre kundër Turqisë, dhe siç tha një nga drejtuesit e tyre, ata ndjenin se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara "i kishin lënë në baltë”.

Falë përpjekjeve të dy administratave amerikane, forcat e Shtetit Islamik janë mposhtur në pothuajse të gjithë territorin që kishin zaptuar në Irak dhe Siri. Ata kanë mbetur të rrethuar në një zonë të vogël, ku ende ka mijëra luftëtarë dhe tani kanë hapësirë ​​dhe kohë për të rifreskuar dhe riorganizuar sepse diplomacia amerikane ka dështuar.

Rreziqet për t'i dhënë Shtetit Islamik një shans të dytë për të rekrutuar dhe për të komplotuar sulme janë të dukshme; por në fjalim drejtuar kombit, duke paralajmëruar bombardimet e bazave ushtarake të Bashar al Assad, Trump nuk tha asnjë fjalë për këtë katastrofë të mundshme që pritet të “shpërtheje” dita-ditës.

Me sa duket, pas humbjes se forcave tokësore, Shtëpia e Bardhë thjesht nuk ka asnjë plan për përmbushjen e misionit të antiterrorizmit në Siri.

Pa një partner të aftë tokësor, është e paqartë se si Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj mund të mposhtin njëherë  e mirë Shtetin Islamik. Dhe, siç na mësoi shfaqja e grupit al Kaeda në Irak, nga hiri i paraardhësit të tij, faza përfundimtare e shuarjes së një grupi terrorist mund të jetë më i vështiri.

Si arritëm deri në këtë pikë?

Është e pamundur të di nga jashtë, por frika ime është se fokusi i qëndrueshëm në diplomaci, veçanërisht nga presidenti dhe kabineti i tij, i cili ishte thelbësor për të menaxhuar marrëdhëniet e Amerikës me Turqinë dhe kurdët, si dhe tensionin e pandarë mes të dy palëve , thjesht nuk mund të mbahej nën një administratë që ishte kaq e çorganizuar dhe e hutuar.

Diplomacia është në shumë mënyra praktika e qetësimit të egos dhe vendosjes së interesit dhe kjo do të ishte administrata që do të kishte të bënte më shumë me turqit dhe kurdët sirianë për të shmangur situatën aktuale.

Ky balancë delikate do të mund të mbahej nëse Trump do të telefononte rregullisht Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe të përgatitej për t’u siguruar që kishte thënë gjërat e  e duhura, nëse Joseph Dunford, kryetari i Shtabit të Përgjithshëm amerikan, do të mbantë një komunikim të vazhdueshëm me homologun e tij turk dhe nëse zyrtarët e lartë ushtarakë dhe diplomatikë do të vizitonin personalisht komandantët kryesorë kurdë në terren. Kjo lloj diplomacie shumëpalëshe kërkon përkushtim dhe koordinim serioz dhe të qëndrueshëm nga stafi i Shtëpisë së Bardhë dhe në momentet kyçe nga vetë shefi i Zyrës Ovale.

Disa kritikë mund të pohojnë se edhe diplomacia më efektive e SHBA-së nuk mund të kishte ndalur tensionin midis turqve dhe kurdëve sirianë. Por historia e kohëve të fundit sugjeron ndryshe. Në të vërtetë, pika e vlimit ishte në maj të 2017-ës, kur Uashingtoni mori vendimin për të armatosur kurdët sirianë në përgatitjet për sulmin ndaj Raqqës. Në atë kohë, shumë vëzhgues parashikuan se një veprim i tillë mund të vinte në lëvizje një zinxhir ngjarjesh që do të paralizonin lidhjet ushtarake amerikano-turke për vitet në vijim.

Por, kjo nuk ndoodhi sepse diplomacia  kufizoi reagimet e zemëruara të regjimit turk ndaj vendimit të Uashingtonit. Nga një perspektivë diplomatike, tensionet në Afrin, të cilat filluan në janar dhe në fund të fundit u përshkallëzuan në një luftë të plotë, duhet të ishin më të menaxhueshme sesa vendimi i SHBA-së për të armatosur kurdët.

Takim mes ushtrisë amerikane dhe asaj kurde

Megjithatë, pavarësisht përballjes me një situatë që ishte më e favorshme për diplomacinë, administrata e Trump nuk arriti të ndalonte turqit dhe kështu nuk arriti as t’i mbante kurdët në misioni kundër Shtetit Islamik, pasi ata u larguan për të mbështetur vëllezërit e tyre përballë bombardimeve turke në Afrin .

Ky dështim zbulon diçka tjetër në lidhje me politikën e sigurisë kombëtare të Presidentit Trump. Edhe pse ka patur shumë vazhdimësi në politikën kundër terrorizmit nga administrata e Obamës dhe madje nga administrata e George Ë. Bush, Trump po rrezikon ato partneritete që kanë më shumë rëndësi.

Ndonjëherë duket se kolapsi i marrëdhnënieve delikate mes Uashingtonit, turqve dhe kurdët është rezultat i neglizhencës,. Dhe nganjëherë duket se pavendosmëria është pikërisht ajo që po pengon administratën Trump të mbajë nën kontroll një grup delikat partneriteti brenda dhe jashtë një vendi të rrezikuar nga kërcënimet terroriste, një situatë që duket e ngjashme me atë Libi. Partneriteti kundër terrorizmit do të dështojë nëse presidenti nuk ka besim në partnerët e tij.

 Erdogan vizitë zyrtare në Shtëpinë  e Bardhë

Shumë vende të huaja janë të gatshme të bashkohen me luftën kundër terrorizmit dhe të mbajnë përgjegjësi të rrezikshme në këmbim të ndihmës së SHBA-së. Por kombet e huaja nuk duan të ngacmohen, të mbyten ose të keqtrajtohen.

Pesëmbëdhjetë muaj në presidencën e Trump, platforma “ Amerika e para” po duket gjithnjë e më shumë si një justifikim për abdikimin e udhëheqjes globale. Kjo qasje do të ketë pasoja të rënda për betejën aktuale kundër Shtetit Islamik dhe do të ketë pasoja afatgjatë ndaj partnerëve amerikane kundër terrorizmit në nivel global.

Megjithë retorikën e ashpër ndaj terrorizmit që del nga Shtëpia e Bardhë, kjo është një recetë për ta bërë Amerikën më pak të sigurt.

Kush janë kurdët, ushtria e vetme që ia doli kundër ISIS-it?

Forcat kurde

Njësitë Mbrojtëse kurde, janë fraksioni më i madh në Forcat Demokratike të Sirisë dhe krahu ushtarak i Partisë së majtë të Bashkimit Demokratik. Ato janë të lidhura ngushtë me PKK-në, ose Partinë turke të Punëtorëve të Kurdistanit dhe kanë formuar një rajon autonom në veri të Sirisë të cilin kurdët e quajnë Rojava.

Administrata Obama hartoi planin për armatosjen e tyre vitin e kaluar,  një strategji që administrata e Trump fillimisht e braktisi. Megjithatë armatosja e Kurdëve ka qenë plani më i zgjuar që nga nisja e konfliktit sirian, edhe pse u deshën të kalonin  vite të tëra para se dikush nga Uashingtoni të mund ta kuptonte .

Përveç izraelitëve, kurdët janë luftëtarët më të aftë të Lindjes së Mesme. Shumica janë myslimanë (një pakicë janë Yazidis dhe të krishterë), por ato janë po aq ‘alergjikë’ ndaj islamit radikal saç janë edhe amerikanët. Ata janë ndër njerëzit më pro-amerikanë në të gjithë botën dhe janë aleatë të përsosur ushtarakë.

Nëse Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që forcat tokësore vendase në Siri të luftojnë ISIS –in në mënyrë që ushtarët amerikanë të mos kenë nevojë të zbarkojnë ne terren, kurdët janë opsioni i vetëm i mundshëm.

Edhe pse në Siri ekzistojnë shumë milicitë aktive, shumica e tyre, për fat të keq, janë islamikë dhe shumica dërrmuese do të luftonin më shumë Asadin sesa ISIS-in. Pas gjashtë viteve lufte, moderatorët politikë që nuk janë vrarë kanë ikur sëbashku me miliona refugjatë sirianë.

Por shteti turk po lufton PKK-në  në Turqinë lindore që nga viti 1978.

Rreth 50,000 persona janë vrarë gjatë luftës turko-kurde gjatë katër dekadave të fundit dhe nëse PKK-ja do të fitonte, Turqia mund të humbiste një pjesë të konsiderueshme të territorit të saj në lindje.

Turqia vendosi se kurdët ishin më të “këqinjt e të këqinjve” dhe mbështeti në mënyrë indirekte ISIS-in, duke bombarduar pozicionet kurde që po luftonin Shtetin islamik  dhe lejoi xhihadistët të kontrabandonin njerëz dhe armë.

Qeveria turke bombardoi ushtrinë e vetme që mund të sulmojë në mënyrë efektive ISIS-in dhe të fitojë, por vendet gjysmë të pavarura si Kurdistani i Irakut dhe Rojava kanë të drejtë të ekzistojnë pavarësisht se Ankaraja i shikon si papërshtatshme./Foreinger Policy/ The Tower/

How to Buy Prescription Medications


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë