Mode

Kur akuzohet për vjedhje dhe Victoria’s Secret…

Imitimi mund të thuhet se është forma më e lartë e lajkave, por që do të jetë lumturi që zgjat pak në momentin që krijuesit e origjinalit nuk e presin mirë këtë fakt.
Kjo gjë ka ndodhur dhe me markën e veshjeve të brendshme Victoria’s Secret e cila është akuzuar për shitje të modeleve me “elementë të veçantë nga marka e veshjeve të brendshme të zeza” nga Edge O ‘Beyond.
“Pjesët janë kaq të ngjashme,” thotë Naomi De Haan, themeluese e Edge O ‘Beyond në Londër. Ajo thotë se “dy mesazhe në Instagramin tonë ishin si shumë të dyshimta.”
 Njëri ishte nga dikush që punon në ekipin e Victoria’s Secret në Amerikë dhe tjetri nga dikush që thonte se kishte parë dikë të ketë rroba njësoj si të sajat por nën emrin e Victoria’s Secret.
“Unë mendoj se është e tmerrshme që marka të mëdha si Victoria’s Secret po vjedhin nga bizneset e vogla të pavarura si ato të miat. Ata kanë vepruar në mënyrë joetike dhe imorale.” thotë De Haan.
Ndërkohë, Victoria’s Secret nuk është përgjigjur akoma për akuzat.
 Akuza të tilla ka pasur dhe për marka të tjera të mëdha ku vlen të përmendim se stilisti i rrobave të grave  nga “Louis Vuitton”, Virgil Abloh, është akuzuar në Instagram nga stilisti holandez Walter Van Beirendonck për vjedhje në dizajnet e tij.
Në një deklaratë të dhënë nga zëdhënësi i tij, Abloh i quajti pretendimet “plotësisht të rreme” dhe “një përpjekje të mbushur me urrejtje për të diskredituar punën time”, duke thënë se frymëzimi erdhi nga modelet e koleksioneve të mëparshme të Louis Vuitton.
 Zara gjithashtu është akuzuar për vjedhje apo dhe Forever 21 dhe Urban Outfitters.
Këtë javë Prada gjithashtu kërkoi një përgjigje nga marka ‘Shein’, duke pretenduar se ajo kishte kopjuar një dizajn nga marka franceze ‘Maison Cléo’.
Shein nuk i’u përgjigj.
Sipas Julie Zerbo, themelueses dhe kryeredaktores të “The Fashion Law” këto pretendime të kohëve të fundit që përfshinin Victoria’s Secret dhe Virgil Abloh do të ishin shkelje e të drejtave të autorit, gjë që mund të jetë e vështirë të provohet.

Rastet relativisht të pakta që kanë shkuar deri në padi në kontrast me numrin e herëve që kompanive ju është kërkuar vetëm një shpjegim është dëshmi për sa e vështirë dhe e kushtueshme është të dalësh kundër këtyre kompanive të mëdha. Edhe nëse një markë ka një rast me plot prova, është me të vërtetë e vështirë të fillosh proceset gjyqësore.
 Plus, “Shumë herë këto kompani të mëdha nuk kanë vetëm buxhete të mëdha për proceset gjyqësore. Shumë kanë avokatët më të mirë” tha  Zerbo.
Van Beirendonck e pranon që kopjimi është “pjesë e modës”, por “Jo si kjo. Jo në atë nivel, me buxhetet e tyre, ekipet e tyre, mundësitë e tyre, mund të bëjnë mrekullira, në vend që të vjedhin nga ne.Kjo është ajo që është tronditëse për mua.”
Për aq kohë sa ne nuk shohim dy modelet e veshjeve dhe kohën kur ato janë skicuar, Voctoria’s Secret mbetet e akuzuar për vjedhje.

Burimi:TheGuardian\Përktheu:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë