Kombetarja

Kuqezinjtë zhvillojnë seancën e fundit në ‘Air Albania’, nesër nisen drejt Moldavisë

Gazeta Si – Trajneri Silvinjo dhe stafi i tij zhvilluan sot seancën e fundit stërvitore në tokën shqiptare, pasi nesër skuadra do të niset për në Moldavi, ku të premten luan ndeshjen e radhës kualifikuese të Euro 2024.

Këtë herë kuqezinjtë janë stërvitur në tapetin e stadiumin ‘Air Albania’, jo në ‘Shtëpinë e Futbolli’ si ditët e tjera. Nuk ka asnjë problem me lojtarët, të gjithë janë të gatshëm për ndeshjen e së premtes.

Sipas programit, Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë nesër paradite drejt Moldavisë. Pasdite do të zhvillojë edhe seancën e fundit në stadiumin ku do luhet ndeshja. Kuqezinjtë, me një pikë në Moldavi, do të siguronin metematikisht ‘Gjermani 2024’.

Më 20 nëntor luhet ndeshja e fundit ndaj Ishujve Faroe në stadiumin “Air Albania”, ku pritet të jetë një festë e madhe për kualifikimin për herë të dytë në një Europian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë