Kombetarja

Kuqezinjtë pas fitores – ‘Rezultat i rëndësishëm që na mban në lojë për kualifikimin’

Nga Gazeta Si – Menjëherë pas fitores ndaj Letonisë, kuqezinjtë folën për mediat duke shprehur kënaqësinë për një rezultat të tillë:

Berat Gjimshiti – Jemi të lumtur për 3 pikë dhe fitoren në shtëpi që na ruan shpresat për një kualifikim. Pjesa e parë ishte më e mirë se dyta. Luajtëm në pressing për të mos i lejuar kundërshtarët të dilnin në lojën e tyre. E vërtetë që u lodhëm më shpejt se kundërshtarët, gjë që duhet ta korigjojmë. Nuk pata shumë kohë të mendoja se ku duhej ta coja topin. Rëndësi ka fitorja dhe jo që të shënoj unë. Zëvendësimet i bën traineri dhe ai e di se kush ka minutat e duhura për të luajtur. Por jam i bindur që çdo lojtar jep maksimumin kur hyn në fushë. Nuk thashë se jemi të lodhur por na mungojnë minutat dhe kjo bën që të mos jemi në 100% të formës sonë. Gjë që do të duket pas disa ndeshjeve.

Elseid Hysaj – Eshtë një ndeshje e rëndësishme dhe fitorja na duhej se s’bën për të ruajtur mundësitë e kualifikimit. Por ne duhet ti mbyllim ndeshjet më shpejt dhe të mos rrezikojmë duke i lënë 1-0. Unë e njoh Brojën dhe përpiqem ta vendos në pozicionin më të mirë të mundshëm në fushë, Për momentin është pak i ndrojtur por besoj që do të zhbllokohet shumë shpejt. Me rastet që kishim duhej të kishim shënuar golin e dytë për të mos e komplikuar rezultatin. Duhet të punojmë më shumë në fazën sulmuese për t’ja dalë. Eshtë një ëndërr për mua që të barazoj Lorik Canën me 93 ndeshje në Kombëtare. Një nder gjithashtu.

Julian Shehu – Ishte një ndeshje e vështirë por dhamë maksimumin ndaj një skuadre që luan ngjeshur mbrapa. Jam i lumtur për fitoren dhe 3 pikët që na japin kurajo për të vazhduar përpara. Nuk mund të them se ishim të lodhur, por në fund u përpoqëm të menaxhonim rezultatin pas rasteve që nuk i konvertuam. Letonia na e bëri të vështirë me topat vertikalë me vendosjen e saj.

Kristjan Asllani – Emocion i madh në një Finale për ne. Jam i lumtur për skuadrën që dha maksimumin për rezultatin që na duhej. Mora një goditje me takë por pas punës me fizioterapistin në pjesën e parë, nuk ndjeva dhimbje. Tani mora përgjigje nga stafi që nuk kam asgjë serioze. Jam i lumtur që shënova golin e 4 me Kombëtaren. Shehu është një lojtar fantastik që na ndihmon në mesfushë. Penalltitë i vendos traineri dhe rëndësi kanë 3 pikët. Por ne duhet të përmirësohemi për të gjetur golin e dytë, pasi nuk duhet ti lëmë ndeshjet në rezultat minimal.

Nedim Bajrami – Kohët e fundit nuk kam minutat e nevojshme por për Kombëtaren jam gjithnjë gati. Këtu kam mundësitë e mia por ajo që ka më shumë rëndësi është fitorja e skuadrës. E filluam ndeshjen në mënyrë agresive dhe ja dolëm ta fitojmë. Kjo më gëzon. Ndaj Serbisë nap ret një ndeshje e madhe të cilën duhet ta fitojmë patjetër. Zakonisht ndihem mirë kur luaj pas sulmuesit, por kur mundem dal edhe në krah.

Sylvinho – Broja bëri një ndeshje të mirë. Ka ndryshuar skuadrën së fundi por nuk më shqetëson nëse shënon apo jo. Do të vijë edhe momenti i tij. Ai luajti për skuadrën dhe bëri shumë mirë sot. Luajtëm mirë për 60 minuta dhe më pas i lamë shumë mundësi Letonisë. Pashë edhe ndeshjen ndaj Serbisë. Ata qëndrojnë gjithmonë në ndeshje. Isha i shqetësuar se mund të na barazonin. Manaj ishte fizikisht gati, Bajrami diçka më pak dhe ndërmjet linjave mund të ishte më i rrezikshëm ndaj një skuadre të stërvitur mirë dhe të rrezikshme në fushë. Sulmi është pjesa më e rëndësishme e fushë, futbolli ka ndryshuar dhe hapësirat janë të reduktuara. Të gjithë mbrohen mirë por unë jam i kënaqur nga lojtarët. Do të vijë momenti i gjithsecilit. Po bëj një shaka, Bushi nuk luan më. E rëndësishme është të krijojmë raste dhe më pas do ta gjejmë edhe golin. Ishte një ndeshje shumë e vështirë. U stërvitëm për 10 ditë me të gjithë lojtarët që kanë një raport shumë të mirë. Në fund ja dolëm të fitojmë këtë ndeshje të rëndësishme. Dua të falenderoj edhe Bushin për 5-6 lojtarët që kemi marrë nga Shqipëria U21. Jam krenar për lojtarët që vijnë nga skuadra e tij. Tani kemi 3 pikë në xhep që na mbajnë në garë për objektivin tonë. Sigurisht që Bushi një ditë mund të jetë trainer i Kombëtares ashtu si dhe Bulku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë