Nga Gazeta Si – Kuqezinjtë zhvilluan sot konferencën e fundit për shtyp në këto eleminatore për Kupën e Botës.
Traineri Sylvinho dhe Kapiteni Gjimshiti vunë theksin tek forca e kundërshtarëve që vijnë pas 7 fitoreve.
Pikë të plota për 20 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar nën drejtimin e Tuchel në stol dhe Kane në fushë.
- Sylvinho: “Anglia është një nga favoritet për të fituar Botërorin. Është një ndeshje e vështirë, me një ekip që ka 21 pikë në 7 ndeshje dhe nuk ka pësuar asnjë gol. Jam krenar për të gjithë lojtarët e mi dhe mendoj se nesër do të bëjmë një ndeshje të mirë”.
- Gjimshiti: “Do luajmë si skuadër, do mbrojmë të gjithë. Jemi të përqendruar te e gjithë skuadra e Anglisë, jo vetëm te Harry Kane. Në këto lloj ndeshjesh, me kundërshtarë me kualitet të lartë, mund të mësosh. Nuk po mendojmë për shortin për momentin”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



