Kombetarja

Kuqezinjtë nisin përgatitjet për Poloninë. Shqetëson Bare, Laçi nuk luan as të dielën

Gazeta Si – Nuk kishte shumë kohë për festë pas barazimit në Pragë. Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar nga Praga për në Tiranë pas ndeshjes, duke mbërritur orët e para të mëngjesit në Shqipëri.

Pas disa orësh çlodhje, gjatë pasdites lojtarët dhe stafi teknik kanë dalë në fushën stërvitore të Shtëpisë së Futbollit, ku zhvilluan seancën e parë Anti-Poloni. Mesfushori Qazim Laçi nuk mund të rikuperohet as për këtë ndeshje, ndaj dhe është larguar nga grumbullimi.

Mesfushori tjetër, Keidi Bare, nuk është stërvitur sot me skuadrën për shkak të një problemi shëndetësor, por pritet të jetë gati të dielën. Trajneri Silvinjo e ndau grupin në dy pjesë, ku titullarët e Çekisë bënë një stërvitje të lehtë dhe pa top. Të tjerët zhvilluan një seancë të plotë.

Në skuadër mbizotëron një atmosferë shumë pozitive para sfidës vendimtare të grupit tonë. Shqipëri-Poloni luhet të dielën e 10 shtatorit, në orën 20:45.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë