Gazeta Si – Kombëtarja nisi sot përgatitjet për ndeshjet e kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Çekisë dhe Polonisë. Kuptohet që vëmendja është e gjitha te sfida e Pragës. Lojtarët e fundit që u bashkuan në grumbullim me ekipin janë Arbnor Muja, Etrit Berisha, Ylber Ramadani dhe Ivan Balliu.
Trajneri Silvinho zhvilloi seancën e parë me të tijtë, ndërkohë disa lojtarë janë stërvitur në mënyrë të diferencuar, pasi vinin nga impenjimet me klubet e tyre. Në këtë grup bëjnë pjesë Ylber Ramadani, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Arbnor Muja, Ernest Muçi, Elseid Hysaj dhe Elhan Kastrati.
Mungesa e vetme ishte mesfushori Qazim Laçi. Ai u la pushim nga stafi për shkak të një gjendjeje gripale që po kalon. Kuqezinjtë do të stërviten në Tiranë edhe të martën, ndërsa mëngjesin e së mërkurës do të udhëtojnë drejt Pragës për duelin me Çekinë.
Shqipëria përballet me Çekinë më 7 shtator, në stadiumin “Fortuna Arena”. Më 10 shtator luhet ndeshja tjetër me Poloninë në “Air Albania”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.