Gazeta Si – Dy ndeshjet e fundit kualifikuese e kanë ndihmuar Shqipërinë të fitojë terren në renditjen e FIFA-s. Pas barazimit 1-1 në transfertë me Çekinë dhe fitores 2-0 me Poloninë në ‘Air Albania’, kuqezinjtë kanë fituar 3 pozicione.
Kombëtarja shqiptare renditet në vend të 62-të pas dy ndeshjeve të shtatorit, ndërkohë që më parë mbante vendin e 65-të. Në klasifikimin e kombëtareve europiane, skuadra e drejtuar nga trajneri Silvinjo zë vendin e 30-të.
Kosova nuk po arrin rezultatet e dëshiruara dhe tashmë zë vendin e 111-të në renditjen e FIFA-s, ku ka humbur dy pozicione. ‘Dardanët’ barazuan 2-2 në ‘Fadil Vokrri’ me Zvicrën dhe më pas u mundën 2-0 në Bkurresht nga Rumania.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.