Futboll

Kuqezinjtë në kor – ‘Fitore e merituar e një ndeshjeje të vështirë’

Sylvinho
E donim fitoren për tu kthyer në garë, për këtë ndryshuam skemën dhe lojtarët. Jemi të lumtur, lojtarët dhe unë. Si trainer mendoj se nëse ndryshon 4 apo 5 lojtarë, ndryshon në skemë dhe paraqitjen e skuadrës. Shehu bëri një ndeshje shumë të mirë në thyerjen e aksioneve dhe hapjen e lojës drejt sulmit. Ai është një lojtar shumë i lëvizshëm që na ndihmon në të djathtë ashtu siç bëri Hoxha në krahun e majtë. Broja është një lojtar shumë i fuqishëm që mund të tërheqë mbrojtjen e kundërshtarit duke krijuar hapësira, pork jo në varësi të kundërshtarit dhe ekuilibrave të skuadrës. Në Angli e pamë që Broja bëri 30 minuta shumë të mira. Andorra dhe Letonia janë pothuajse skuadra të njëjta. Hoxha dhe Broja punuan shumë, ndërsa Broja dhe Asllani ishin lojtarët që thyen fortesën e tyre.

Armando Broja
Ka qënë një periudhë e vështirë për mua por jam i kënaqur që më në fund u ktheva dhe mbylla një ndeshje pa dëmtim. Jam i lumtur edhe për tifozët që na mbështetën sërish dhe ja dolëm që ti gëzonim këtë mbrëmje. Një ditë shpresoj që të kaloj Bogdanin në klasifikimin e shënuesve më të mirë. Më pëlqen të luaj me topin dhe të krijoj raste jo vetëm të godas portën. E dinim që Andorra do të na e bënte më të vështirë por jam i kënaqur që munda të ndihmoj skuadrën. Traineri më la liri veprimi që të krijoja konfuzion tek kundërshtari. Formacionin e vendos traineri dhe sot ai më vendosi në të djathtë por me objektiv lëvizjen horizontale në sulm. Në fund dua sërish të falenderoj tifozët për mbështetjen.

Qazim Laçi
E dinim që na duhej fitorja dhe ruajtëm kontrollin dhe dominimin gjatë tërë sfidës. Duhej të shënonim më shumë por në fund fitorja është ajo që ka rëndësi. Andorra erdhi për tu mbrojtur dhe unë u përpoqa të veproja mes linjave për të krijuar hapësira për shokët e sulmit.

Arbër Hoxha
Ishte një ndeshje e vështirë për shkak të qëndrimit mbrapa të Andorrës. Goli shpejtë na ndihmoi për fitoren e merituar nga ana jonë. Në pjesën e dytë ishte kundërshtari që na detyroi të ulnim ritmin ndaj edhe goli i 3 erdhi më vonë se në pjesën e parë. Tek Dinamo e Zagrebit po kaloj një sezon të mirë por shpresoj të kaloj në një kampionat më të fortë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë