Kombetarja

Kuqezinjtë, miqësore me Italinë në Tiranë gjatë Botërorit

Gazeta Si – Në “Air Albania” pritet të vijnë në fund të vitit kampionët e Europës. Italia pritet të luajë një miqësore me kuqezinjtë në periudhën nëntor-dhjetor, kur do të zhvillohet Botërori i Katarit.

Kampionati italian në këtë kohë do të ketë 12 ditë pushim, edhe pse ‘axurrët’ nuk marrin pjesë në Kupën e Botës. Ata kanë në program dy miqësore dhe njëra prej tyre do të jetë me Shqipërinë.

Nga nje ndeshjes mes Shqiperise dhe Italise. Gazeta Si, 22 gusht 2022

Lajmi është dhënë nga Gabriele Gravina, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit. Në një intervistë të fundit për “RadioRai”, ai u shpreh:

“Do të diskutojmë këtë javë me stafin teknik të kombëtares për dy miqësore gjatë kohës së Botërorit. Me shumë mundësi, njëra prej tyre do të jetë me Shqipërinë në Tiranë”.

Nga FSHF ndërkohë nuk ka ende asnjë konfirmim për këtë miësore për kuqezinjtë. Nëse Italia vjen në Tiranë, është vërtet një lajm i bujshëm. ‘Axurrët’ kanë shumë fansa në vendin tonë dhe me siguri stadiumi do të mbushet plot.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë