Kombetarja

Kuqezinjtë mësojnë sot kundërshtarët e Euro 2024, hidhet shorti në Frankfurt

Gazeta Si – Pak më shumë se një muaj nga nisja e Botërorit, Europa do të mësojë sot grupet e kualifikueseve të Euro 2024. Në Frankfurt hidhet shorti i kompeticionit që zhvillohet më 14 qershor-14 korrik 2024 në Gjermani.

Shqipëria bën pjesë në vazon e tretë dhe mund të bjerë në një grup me Kosovën, që bën pjesë në vazon e katërt, ku gjithashtu janë edhe Greqia dhe Maqedonia e Veriut, kurse Serbia bën pjesë në vazon e dytë. Pritet një short i vështirë për kuqezinjtë, por le të kryqëzojmë gishtat…

Do të krijohen 7 grupe me nga 5 skuadra dhe 3 grupe me nga 6 skuadra. Finalistet e Ligës së Kombeve, Italia, Kroacia, Holanda dhe Spanja do të futen në grupet më të vogla.

Dy skuadrat e para të çdo grupi shkojnë direkt në ‘Gjermani 2024’, ku ekipi vendës është i kualifikuar direkt. Tre vendet e fundit nga 24 në dispozicion do të përcaktohen nga ‘play-off’-et e Ligës së Kombeve. Eliminatoret fillojnë më 23 mars dhe përfundojnë më 21 nëntor.

Të ftuar nderi në ceremoninë e sotme në Frankfurt janë Jurgen Klinsman, Karl-Heinz Ridëll, Xhanluka Xambrota dhe Demetrio Albertini.

Ndarja e vazove
Vazo e Ligës së Kombeve: Italia, Kroazia, Holanda dhe Spanja.
Vazo e parë: Danimarka, Portugalia, Belgjika, Hungaria, Zvicra dhe Polonia.
Vazo e dytë: Franca, Austria, Çekia, Anglia, Uellsi, Izraeli, Bosnnjë Hercegovina, Serbia, Skocia, Finlanda.
Vazo e tretë: Ukraina, Islanda, Norvegjia, Sllovenia, Irlanda, Shqipëria, Mali i Zi, Rumania, Suedia, Armenia.
Vazo e katërt: Gjeorgjia, Greqia, Turqia, Kazakistani, Luksemburgu, Azerbajxhani, Kosova, Bullgaria, Ishujt Faroe, Maqedonia e Veriut.
Vazo e pestë: Sllovakia, Irlanda e Veriut, Qipro, Bjellorusia, Lituania, Gjibraltari, Estonia, Letonia, Moldavia, Malta.
Vazo e gjashtë: Andorra, San Marino, Lihtejnshtejni.

Armenia dhe Azerbajxhani, Bjellorusia dhe Ukraina, Gjibraltari dhe Spanja nuk mund të jenë në të njëjtin grup për motive politike, ashtu si dhe Kosova që nuk mund të jetë në grup me Serbinë dhe Bosnjën.

Për arsye klimatike nuk mund të jenë më shumë se dy skuadra të Veriut apo balltike në të njëjitn grup. Për arsye distance, Kazakistani, Azerbajxhani dhe Islanda mund të ndeshen në grup me vetëm një skuadër nga ana tjetër e kontinentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë