Nga Gazeta Si – Kombëtarja shqiptare udhëtoi mesditën e sotme drejt Nishit, në Serbi, ku do të zhvillojë eleminatoren e rradhës nesër në mbrëmje në Leskovc.
Nga pamjet e siguruara nga “Gazeta Si” bie në sy prania e forcave të policisë në rrugë. Një përpjekje shtesë e vendasvë për parandalimin e çdo incidenti të mundshëm.
Siç dihet, sfida do të zhvillohet në një stadium me kapacitet të reduktuar dhe biletat do të shpërndahen për një publik të përzgjedhur.
Serbia i trëmbet incidenteve të cilat do ta penalizonin në vazhdim deri në një përjashtim të mundshëm nga Botërori i ardhshëm.
Edhe pse 11 vjet më pas, mbeten ende të fresktëta pamjet e sfidës së Beogradit, ku lojtarët u përfshinë në përplasje fizike pas tentativave të vendasve për përdhosjen e flamurit kuqezi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


