Gazeta Si – Kuqezinjtë udhëtuan sot drejt Italisë, ku nesër do të luajnë miqësoren me Kilin, në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës, duke nisur nga ora 20:45.
Skuadra mbërrit në mesditë në vendin fqinj dhe u akomodua në hotel. Me grupin u bashkua që mbrëmjen e së mërkurës portieri Alen Sherri. Etrit Berisha, edhe pse nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për këtë sfidë, ka udhëtuar me ekipin. Gjendja e tij do të monitorohet nga stafi mjekësor, nëse mund të rikuperohet për Suedinë apo jo.
Një ditë më parë u largua nga grumbullimi për shkak dëmtimi sulmuesi Myrto Uzuni. Trajneri Silvinjo do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore para Kilit në orën 19:15, në stadiumin ku do luhet ndeshja.
Trajneri brazilian do të japë udhëzimet e fundit dhe do të fiksojë edhe formacionin që do të zbresë në fushë nga minuta e parë në këtë test të parë në kuadër të Euro 2024.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.