Kombetarja

Kuqezinjtë mbërrijnë në Moldavi, pasdite udhëzimet e fundit për sfidën e nesërme

Gazeta Si – Kombëtarja shqiptare udhëtoi sot drejt Moldavisë, ku të premten luan ‘finalen’ e parë të muajit nëntor ndaj ekipit vendës. Është ndeshja e parafundit në grup për kualifikueset e Euro 2024.

Kuqezinjtë u nisën paradite nga aeroporti i Tiranës, për të mbërritur në drekë në kryeqytetin moldav. Ata janë akomoduar menjëherë në hotel. FSHF bën me dije se i gjithë grupi gëzon formë shumë të mirë dhe nuk ka probleme fizike për asnjë nga lojtarët.

Trajneri Silvinjo do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në orën 17:00, në stadiumin ku do të luhet ndeshja. Më parë ai do të dalë në konferencën zyrtare për shtyp, ku do të flasë për këtë sfidë.

Shqipëria ndeshet me Moldavinë në stadiumin ‘Zimbru’, në orën 18:00. Në rast të një rezultati pozitiv siguron matematikisht kualifikimin në Euro 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë