Kombetarja

Kuqezinjtë mbërrijnë në Ishujt Faroe, Silvinjo nxjerr ekipin menjëherë në stërvitje

Gazeta Si – Festa për fitoren 2-0 ndaj Moldavisë ishte e shkurtër. Një ditë pas suksesit në ‘Air Albania’, kuqezinjtë kanë udhëtuar drejt Ishujve Faroe, ku më 20 qershor luajnë ndeshjen e tretë në grup në kualifikueset e Euro 2024.

Trajneri Silvinjo ka në dispozicion një grup prej 24 lojtarësh. Nga lista e mëparshme mungojnë portieri Simon Simoni dhe mbrojtësi Adrian Bajrami, pasi nuk janë përfshirë në listën finale për sfidat me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Kombetarja para ndeshjes me Moldavine. Gazeta Si, 18 qershor 2023

Stafi teknik nuk ka humbur kohë, por ka zhvilluar një seancë stërvitore në Torshavn pak orë pas mbërritjes. Ishte një seancë e lehtë në aneksin e stadiumit ku do luhet ndeshja, duke qenë se skuadra vinte pas ndeshjes me Moldavinë dhe udhëtimit të gjatë.

Atmosfera në kampin kuqezi është mjaft pozitive. Besimi për një tjetër trepikësh ditën e martë është në nivele maksimale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë