Armando Broja:
Jam i kënaqur për kthimin në Kombëtare dhe shpresoj të rigjej sa më shpejt formën fizike. Jam i kënaqur me atë që dhanë tifozët dhe jam i lumtur që luajta në Ëembley, përballë vendit ku kam lindur. Dhamë maksimumin por shpresoj që ndeshjen e rradhës ti shfrytëzojmë maksimalisht rastet tona. Unë kam pasur një dëmtim të gjatë dhe një sezon të vështirë. Shpresoj të mos kem dëmtime të tjera në mënyrë që të luaj nga fillimi edhe në Kombëtare.

Berat Gjimshiti:
Eshtë shpejt për të analizuar taktikën por ajo që vuajtëm ishte loja në thellësi e Bellingham që kontrollonte shumë topa duke na nxjerrë shpesh jashtë lojës, gjë që u pa edhe në golin e tyre të parë. Pas minutës së 60 dhe me ardhjen e Brojës, skuadra u motivua më shumë. Por siç ndodh në futboll, në momentin më të mirë pësuam golin e dytë që e mbylli përfundimisht ndeshjen. Kemi akoma kohë për tu përmirësuar dhe duhet të fokusohemi në ndeshjen e rradhës. Në futboll nuk ka ndeshje të lehta por ne duhet të fitojmë ndeshjen e ardhshme.

Sylvinho:
E përgatitëm ndeshjen me Uzunin që kishte formën e duhur fizike për ti sulmuar anglezët. Por Broja në pjesën e dytë bëri më mirë. Goli i dytë na vrau ndeshjen por unë sërish dua ti përgëzoj lojtarët që ishin në ndeshje deri në 75’. Luajtëm në një fushë të vështirë ku më parë kemi pësuar 5 gola. Ne luftuam dhe dhamë gjithçka në fushë. Por për ndeshjen e kthimit duhet të përmirësojmë taktikën dhe gjuajtjet përballë portës. Por shpirti i skuadrës është aty dhe kjo është pozitive. Për Strakoshën duhet të flas me mjekun, por shumë lojtarë e përfunduan ndeshjen të lodhur dhe me dëmtime të lehta fizike, ku mund të përmend Laçin që ka marrë një gjuajtje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.