Kombetarja

Kuqezinjtë e rinj nisin përgatitjet në Durrës, 3 mungesa në seancën e parë

Gazeta Si – Lojtarët e grumbulluar nga trajneri Reja për miqësoren me Katarin nisën sot përgatitjet për miqësoren me Katarin, që luhet më 9 nëntor në Spanjë. Në seancën e parë munguan 3 nga 23 lojtarët që janë në listë.

Mesfushori i Tiranës, Ardit Deliu, ka pasur probleme muskulore dhe stafi teknik e ka këshilluar të bëjë pushim. Portieri Arlis Shala është bashkuar me grupin pas stërvitjes, ndërsa Kristal Abazaj do jetë në Durrës ditën e diel.

Skuadra do të stërvitet në qytetin e Durrësit deri të martën, kur do të niset drejt Spanjës. Seanca e fundit para ndeshjes me Katarin do zhvillohet në Marbela, ku të mërkurën, në orën 18:30, luhet ndeshja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë