Ekonomi

Kuponi i obligacioneve u rrit në 3.9%

Akandi i Obligacioneve 5-vjeçare i zhvilluar nga Banka e Shqipërisë u vlerësua me kuponin 3.9% me shumë totale të shpallur 3.45 miliardë lekë, rritur me 0.2 nga ankandi i fundit. Kuponi i obligacioneve 5-vjeçare është më i vogël se i 7-vjeçareve dhe më u madh se i 2-vjeçareve.

Kërkesa për obligacionet me maturim për 5 vite ishte sa dyfishi i kapacitetit për tu pranuar. 57 kërkesa me 23 të pranuara. Të vetmit klientë që mund të blenë direkte obligacionet si tituj referencë janë bankat tregtare të konfirmuara nga Ministria e Financave, BKT, Intesa SanPaolo, Credins, AbiBank dhe FiBank.

Banka e Shqipërisë njoftoi për një nivel likuiditeti të bollshëm dhe se çmimi i parasë bashkë m ormat e interesave do të vazhdojnë të mbeten të ulëta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë