Futboll

Kupat e Europës, hidhet sot shorti për skuadrat shqiptare

Gazeta Si – Tirana, Partizani dhe Laçi janë sot me sy e veshë nga Zvicra. Aty do të hidhet në mesditë shorti për turet paraeliminatore në Kupat e Europës dhe këto tri skuadra do të mësojnë kundërshtarët e tyre.

Kampionët e Tiranës nuk janë në vazon e vaforitëve. Kundërshtarë të mundshëm të tyre janë Ferencvaroshi, Ludogorets, Dudelange, Kluzh dhe Maribor. Kundërshtarë jo të lehtë për bardheblutë.

Gati vazot për shortin në Zvicër. Gazeta Si, 14 shkurt 2022

Më pas do të jetë radha e Partizanit dhe Laçit, dy skuadra të tjera shqiptare që marrin pjesë këtë sezon në Kupat e Europës. Laçi është në vazon e favoritëve në short.

Për kurbinasit mund të ketë një përballje me kosovarët e Gjilanit. Katër kundërshtarët e tjerë janë Stinful George, Dila Gori, Ruzhomberok dhe Iskra.

Edhe Partizani bën pjesë në vazon e favoritëve në shortin e Ligës së Konferencevs. Bashkë me të edhe Shkëndija e Tetovës. Evitohet kështu një përplasje mes këtyre dy skuadrave në Kupat e Europës.

Megjithatë, mund të ketë sërish përplasje me një ekip shqiptarësh, që është Deçiçi i Malit të Zi. Kundërshtarë të tjerë të mundshëm të Partizanit janë gjeorgjianët e Saburtalo, armenët e Ararat Jerevan, boshnjakët e Tuzlas dhe maltezët e Floriana.

Vllaznia, skuadra e 4-t që merr pjesë në Kupat e Europës, do ta mësoje nesër emrin e kundërshtarit të saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë