Nga Gazeta Si – Pas startit të kampionateve të futbollit në 3 kategoritë kryesore në vend, është përcaktuar edhe rruga në Kupën e Shqipërisë.
Kompeticion që si zakonisht nis me ekipet më të vogla që vijnë nga kategoritë e ulëta.
Ndërsa pjesa dërrmuese e skuadrave të Kategorisë Superiore do të luajnë për të parën herë në 10 Janar.
E thënë ndryshe, viti kalendarik 2026 për skuadrat më të mira do të nisë me Kupën e Shqipërisë.
Ndërkohë që Vora dhe Flamurtari (për shkak të koeficentit) do ta nisin kompeticionin nga raundi i 32 skuadrave më të mira.
Vora do të presë në shtëpi Maliqin, ndërsa Flamurtari do të presë Naftëtarin.
Ndërkohë një sërë skuadrash historike që kanë fituar edhe trofe të rëndësishëm në futbollin tonë, do ta nisin më herët Kupën e Shqipërisë.
Kështu Skënderbeu, Besa dhe Kukësi janë në krahun e shortit që mund ti përballë me Vorën në vazhdim.
Ndërsa Laci është në krahun që mund ta vërë përballë Flamurtarit përpara datës 10 Janar 2026.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



