Futboll

Kupa/ Kukësi befasohet nga Egnatia, Dinamo triumfon në derbin me Tiranën

Janë zhvilluar sot ndeshjet e para të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, ku nuk kanë munguar edhe surprizat. Kukësi, një nga skuadrat më në formë të momentit në Superiore, është mundur nga Egnatia dhe aq më tepër në fushë asnjëanëse, në Peqin. Imeri dhe dy herë Pedro shënuan për rrogozhinasit, ndërsa Puntus shënoi golin që mban gjallë shpresat për përmbysje në ndeshjen e kthimit.

Vllaznia fitoi me lehtësi në Pogradec, 0-2, me gola të Hoxhajt dhe Mustedanagiç.

Vllaznia festo nje nga golat e shenuar ne Pogradec. Gazeta Si, 3 nentor 2021

Në Grupin A, Partizani ka fituar në Lezhë me golin e brazilianit Zhunior, kurse Teuta ka mundur Korabin me një gol të Lorenco Vilës. Dinamo fitoi pastër derbin e kryeqytetit, 2-0. Ibraimi me penallti dhe më pas Skuka realizuan 2 golat e fitores për skuadrën e trajnerit Shkëmbi në këtë ndeshje. Kjo ishte humbja e parë në këtë sezon për Tiranën, që kryeson kampionatin. Blutë janë afër kualifikimit për në turin tjetër, ndërsa të shtunën këto dy skuadra do të përplasen sërish mes tyre në kampionat.

Kupa e Shqipërisë, turi i dytë
Sot
Grupi A
Korabi-Teuta 0-1
Bylis-Skënderbeu 1-1
Besëlidhja-Partizani 0-1
Dinamo-Tirana 2-0
Grupi B
Pogradeci-Vllaznia 0-2
Tomori-Laçi 0-1
Egnatia-Kukësi 3-1
Flamurtari-Kastrioti 0-0


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë