Futboll

Kupa formalitet për të mëdhatë, Tirana dhe Partizani fitojnë thellë jashtë fushe

Gazeta Si – Të gjitha skuadrat favorite kanë bërë detyrën në ndeshjet e para të fazës së 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë. Skuadrat e Superiores kanë fituar bindshëm në transfertë, duke e bërë formalitet ndeshjen e kthimit pas dy javësh.

Tirana mundi 0-3 Lushnjën, me dy gola të sulmuesit brazilian Patrik dhe një gol të Hilës. Tre gola shënoi edhe Partizani në Poshkopi ndaj Korabit, 2 herë me dibranin Skuka dhe një herë me Muratajn.

Partizani feston nje nga golat ndaj Korabit. Gazeta Si, 17 janar 2023

Vllaznia kishte një provë më të vështirë, pasi ndeshej me Bylisin e Superiores, por ia doli të fitonte 0-2 në Ballsh, me gola të Jonuzit dhe Kainës. Dinamo u mund 1-3 nga Kastrioti. I njëjti rezultat edhe në Berat mes Tomorit dhe Laçit.

Kupa e Shqipërisë, 1/8-at
Sot
Bylis-Vllaznia 0-2
Dinamo-Kastrioti 1-3
Korabi-Partizani 1-3
Lushnja-Tirana 0-3
Tomori-Laçi 1-3


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë