Në fazat e para Kupa e Shqipërisë më shumë është një kompeticion që thjesht duhet kryer sa për formalitet. Ekipet e Superligës dhe ato kryesore të Kategorisë së Parë kanë kaluar pa shumë lodhje këtë raund të parë eliminator.
Me Tiranën dhe Partizanin që i prenë biletat e tyre ditën e martë, këtë të mërkurë ishte radha e ekipeve të tjera të mëdha që të avanconin në raundin tjetër të Kupës së Shqipërisë . Skënderbeu, Kukësi, Flamurtari, Teuta, e ekipet e tjera të Superligës, por edhe Vllaznia, Bylis dhe Apolonia nga Kategoria e Parë kanë avancuar në fazën tjetër të këtij kompeticioni.
Dy surprizat e vetme të kësaj faze, nëse do të konsiderohen të tilla, janë përmbysja që ka bërë Bylis përballë Tomorit, nga 1-2 në 3-0. Por edhe eliminimi i Dinamos nga Egnatia, nuk ishte i pritshëm edhe pse ekipi nga Rrogozhina kryeson grupin e Jugut në Kategorinë e Parë në këto javë të para.
Skënderbeu kryesues ka fituar edhe në sfidën e dytë përballë modestëve 4-0 dhe me rezultat të përgjithshëm 7-0. Pa probleme është kualifikuar edhe Kukësi, që ka mposhtur në fushën stërvitore në Pezë, Orikun me rezultatin 4-1 dhe avancon më tej me rezultatin e përgjithshëm, 6-2.
Laçi e ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër të Kupës së Shqipërisë me goleadë. Skuadra kurbinase ka mposhtur 9-0 Naftëtarin e Kuçovës, teksa në përballjen e parë kishte triumfuar 5-0.
Flamurtari ka eliminuar Shkumbinin me dy fitore minimale 1-0, ashtu siç është kualifikuar edhe Kamza që largoi nga kompeticioni Besën edhe pse barazoi në shtëpi, pasi në javën e parë kishte fituar 2-0. Teuta ka eliminuar me rezultat të përgjithshëm 7-2 Turbinën, ndërsa Vllanzia me mundim ka eliminuar Burrelin 2-1.
Kjo është tabela e plotë e rezultateve të këtij raundi në Kupën e Shqipërisë:

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




