Labëria ka bërë surprizën më të madhe në ndeshjet e para të turit të parë eliminator të Kupës së Shqipërisë. Skuadra e Kategorisë së Dytë ka mundur 2-1 Vllazninë, kampionen në fuqi të këtij kompeticioni. Shkodranët në fakt luajtën me formacionin e dytë. Ata shënuan të parët me të riun Çoba, por më pas u ndëshkuan me dy gola nga Labëria dhe tani u del punë për ndeshjen e kthimit.
Për Grupin B, surprizë mund të quhet edhe barazimi i Kukësit me Maliqin në fushën asnjanëse të Librazhdit. Kjo ndeshje u mbyll pa gola. Në Grupin A, befasia më e madhe është humbja e Dinamos në fushën e Erzenit, me rezultatin 1-0. Ndeshja u vendos nga një gol i Xhabrahimit në pjesën e dytë.

Skuadrat e tjera të mëdha, kanë fituar pa probleme. Tirana dhe Partizani regjistruan të njëjtin rezultat, 0-3, përkatësisht ndaj Shkumbinit dhe Tërbunit, ndërsa Teuta fitoi 1-4 ndaj Luzit 2008.
Kupa e Shqipërisë, turi i parë
Grupi A
Tërbuni-Partizani 0-3
Shkumbini-Tirana 0-3
Luzi 2008-Teuta 1-4
Oriku-Bylis 1-2
Erzeni-Dinamo 1-0
Besëlidhja-Burreli 0-0
Vora-Korabi 2-1
Veleçiku-Skënderbeu 0-3
Grupi B
Labëria-Vllaznia 2-1
Maliqi-Kukësi 0-0
Butrinti-Laçi 1-1
Elbasani-Kastrioti 0-2
Flamurtari-Apolonia 1-1
Turbina-Egnatia 1-1
Lushnja-Tomori 0-3
Besa-Pogradeci 1-0
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




