Kampionati ia lë vendin Kupës së Shqipërisë, që ka mbërritur në fazën çerekfinale të saj. Sot do të zhvillohen dy nga katër ndeshjet e kësaj faze, ndërsa dy të tjerat do të zhvillohen nesër.
Flamurtari, që ka ardhur deri këtu si ekip i Kategorisë së Dytë, pret në Vlorë Vllazninë dhe do të përpiqet të bëjë surprizën, edhe pse ka diferenca të mëdha mes tyre. Shkodranët, fituesit në fuqi të Kupës, kanë zhgënjyer së fundi në kampionat dhe duhet të reagojnë menjëherë.

Në Rrogozhinë do të zhvillohet ndeshja tjetër mes Egnatias vendëse dhe Laçit. Një ndeshje më e ekuilibruar kjo, me të dyja skuadrat që do të përpiqen të kalojnë në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Skënderbeu-Teuta dhe Dinamo-Partizani janë dy ndeshjet e tjera çerekfinale, që do të zhvillohen ditën e enjte, në orën 16:45.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




