Kampionati ia lë vendin sot Kupës së Shqipërisë, ndeshjeve të para të turit të dytë. Skuadrat e mëdha, sidomos ato që e kanë nisur keq kampionatin, e shohin Kupën si një mundësi të mirë për të shkuar në Kupat e Europës, ndaj dhe e kanë vlerësuar maksimalisht këtë aktivitet.
Spikat në këtë tur derbi mes Dinamos dhe Tiranës, që zhvillohet në “Air Albania”. Ky është edhe dueli më i fortë në këtë tur, të paktën në letër. Interesant është fakti se të shtunën Dinamo dhe Tirana do të përplasen sërish mes tyre në javën e tetë të kampionatit.

Në çiftet e tjera, Partizanin luan në Lezhë me Besëlidhjen, kurse Kukësi ndeshet me Egnatian në fushën asnjënëse të Peqinit. Vllaznia luan në transfertë me Pogradecin, Teuta ndeshet me Korabin. Ndeshjet fillojnë në orën 14:, përveç derbit Dinamo-Tirana, që nis në orën 16:45.
Kupa e Shqipërisë, turi i dytë
Sot
Grupi A
Korabi-Teuta
Bylis-Skënderbeu
Besëlidhja-Partizani
Dinamo-Tirana
Grupi B
Pogradeci-Vllaznia
Tomori-Laçi
Egnatia-Kukësi
Flamurtari-Kastrioti
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




