Superiorja i lë vendin Kupës së Shqipërisë, teksa ditën e sotme do të luhen katër sfida çerekfinale të cilat do të vendosin për ekipet që do të kalojnë në raundin pasardhës. Një nga takimet që bie më shumë në sy është ajo ai mes Laçit dhe Partizanit. Kurbinasit, që tashmë kanë marrë edhe kryesimin e kampionatit, janë një nga ekipet më në formë të momentit dhe do të kërkojnë të maksimalizojnë suksesin edhe në Kupë. Laçi ka paguar gjobën prej 5 milionë lekësh të vjetra për të shlyer gjysmën e dënimit dhe sot do të ketë në fushë kryegolashënuesin e sezonit të kaluar në Superiore, Kyrian Nwabueze.
Nga ana tjetër, Partizani ka lënë pas momentin negativ dhe pas triumfit në derbi është i motivuar për të arritur suksesin ndaj kurbinasve duke qenë se të kuqtë gjithashtu kanë objektiv përveç kampionatit, edhe Kupën. Në të njëjtën orë zhvillohet edhe Dinamo-Skënderbeu. Blutë e kryeqytetit, që janë pranë rikthimit në Superiore, do kërkojnë të eliminojnë korçarët që kanë marrë rrugën drejt Kategorisë së Parë.
Në orën 16:00 në Niko Dovana Teuta pret Kukësin me verilindorët që shohin te Kupa e Shqipërisë mundësinë e vetme për të kapur Europën, por edhe durrsakët edhe pse kanë objektiv kryesor kampionatin do të kërkojnë të mbrojnë trofeun edhe në Kupën e Shqipërisë. Ndërkohë, Vllaznia pret Korabin dhe për shkodranët, dibranët duken rivali i duhur për të kaluar momentin negativ. Megjithatë, duhet pasur kujdes maksimal nga të besuarit e trajnerit Brdaric, pasi Korabi surprizoi duke eliminuar Tiranën.
Ndeshjet:
13:00 Dinamo-Skënderbeu
13:00 Laçi-Partizani
16:00 Teuta-Kukësi
16:00 Vllaznia-Korabi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.