Gazeta Si – Janë përcaktuar sot çiftet e turit të dytë eliminator të Kupës së Shqipërisë, pas shortit të hedhur në zyrat e FSHF-së. Turi i dytë korrespondon me fazën e 1/32-ave të Kupës, ku shtohen edhe 4 skuadrat e kualifikuara nga turi i parë paraeliminator, Murlani, Shkumbini, Delvina dhe Iliria.

Ndeshjet e turit të dytë luhen të gjitha më 18 tetor 2023. Kualifikimi vendoset me vetëm një takim, në çerekfinale dhe gjysmëfinale kalohet në sistemin vajtje-ardhje. Çiftet janë këto:
Bylis–Murlani
Kastrioti–Shkumbini
Skënderbeu–Delvina
Dinamo City–Iliria
Flamurtari–AF Luftëtari
Tomori–Shënkolli
Korabi–Devolli
Apolonia–Naftëtari
Luz i Vogël 2008–Butrinti
Besa–Sopoti
Lushnja–Labëria
Burreli–Valbona
Oriku–Pogradeci
Turbina–Veleçiku
Besëlidhja–AF Elbasani
Tërbuni–Vora
Në fazën e 1/32-ave të Kupës së Shqipërisë marrin pjesë 2 ekipet e renditura në vendin e 9-të dhe të 10-të të Superiores 2022-2023, 14 ekipet pjesëmarrëse në Kategorisë së Parë 2022-2023, 12 ekipet e renditura në gjashtë vendet e para të Kategorisë së Dytë 2022-2023, si dhe 4 ekipet e kualifikuara nga turi paraeleminator. Ekipet nga vendi i parë e deri në vendin e tetë të Superiores 2022-2023 futen në garë nga faza e 1/8 të Kupës së Shqipërisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




