Janë luajtur sfidat e turnit të 1/16-ve të kupës së Shqipërisë. Në tetë ndeshjet e zhvilluara gjatë orarit të drekës nuk pati surpriza, përveç ndeshjes së zhvilluar në Vlorë, ku Besa eliminoi me rezultatin 0-1 Flamurtarin vendas.
Ndërkohë skuadra debutuese në Superligë, Elbasani mundi me përmbysje 3-1 rivalët e Ilirisë. Më tej edhe Apolonia, Bylis, Erzeni, Kastrioti dhe Kukësi arritën të fitonin
Pas dueleve të sotme janë përcaktuar edhe ndeshjet e radhës në fazën e 1/8. Në lojë futen edhe skuadrat e Superligës, me çiftet që prodhojnë duele të forta. Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Vllaznisë e Besës, dy ekipe me histori në futbollin shqiptar.
Përballjet e tjera janë: Dinamo-Erzeni, Partizani-Apolonia, Skënderbeu-Vora, Laçi-Kukësi dhe Egnatia-Kastrioti.
Ndeshjet janë planifikuar të luhen më 15 janar dhe janë me eliminim direk.
Rezultatet e fazës së 1/16:
AF Elbasani 3-1 Iliria
Apolonia 3-1 Burreli
Bylis 3-1 Luzi
Erzeni 2-1 Valbona
Flamurtari 0-1 Besa
Korabi 1-4 Kastrioti
Kukësi 2-1 Pogradeci
Vora 3-1 Oriku
Çiftet e 1/8:
Dinamo – Erzeni
Teuta – AF Elbasani
Vllaznia – Besa
Partizani – Apolonia
Laçi – Kukësi
Tirana – Bylis
Skënderbeu – Vora
Egnatia – Kastrioti
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.