Futboll

Kupa e Shqipërisë, 90 minuta për Finalen

Gjysëmfinalet e para prodhuan vetëm një gol në “Arena Egnatia” dhe atë e shënuan miqtë. Keko nuk gaboi nga pika e bardhë në 3 Prill në Rrogozhinë por fituesit në fuqi premtojnë betejë kur të zbresin mbrëmjen e të mërkurës në “Arenën e Demave”. Partizani ka vetëm 1 fitore prej asaj mbrëmje dhe pikërisht ndaj Egnatias me të njëjtin rezultat. Ndërsa humbi derbin me Tiranën dhe në fundjavë ndaj Bylis duke dalë jashtë “Fina4”. Ndërsa miqtë vijnë pas 2 humbjesh dhe një barazimi me Skënderbeun.

Paralelisht me ta në orën 19:00 në “Elbasan Arena”, Dinamo City pret Vllazninë. 1 barazim dhe 2 humbje (njëra me Vllazninë në kampionat) prej mbrëmjes së 2 Prillit për blutë e kryeqytetit që zbritën në vendin e 3 në Kategorinë Superiore. Ndërsa Vllaznia mundi Bylis dhe barazoi së fundmi me AF Elbasani (përveç fitores ndaj bluve) dhe është më e favorizuar për vendin e dytë në sezonin e rregullt çka i jep avantazhin e dy rezultateve nëse do të shkojë e tillë në “Final4”. Skuadrat që do të kalojnë më tej, ndeshen në datën 1 Maj në Finalen e Madhe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë