Futboll

Kupa e Italisë, gjysmëfinalet pa kohë shtesë

Më në fund, enigma që të gjithë tifozët kanë prej ditësh, ka një përgjigje (pothuajse) zyrtare: gjysmëfinalet e Kupës së Italisë në program të premten dhe të shtunën do të luhen në orën 21. Lajmi mbërrin nga televizioni shtetëror italian Rai (që do transmetojë të dy ndeshjet), kështu që tashmë shumë shpejt edhe Lega pritet të bëjë zyrtarizimin, duke njoftuar edhe ndryshimin e formatit.

Sipas asaj që raportohet nga ‘La Gazzetta dello Sport’, në fakt, Juventus-Milan e Napoli-Inter do të luhen pa kohë shtesë për të evituar një lodhje të mëtejshme fizike për lojtarët në startin e një turi force. Në rast të barazimit skuadrat do të shkojnë direkt tek penalltitë, për të vendosur kush do të shkojë në finalen e Olimpico në program në 17 qershor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë