Futboll

Kupa e Gjermanisë për një vend në Europa League

Stuttgart do tentojë ti japë fund përrallës së Arminia Bielefeld në “DFB Cup” kur skuadrat të përballen në Finalen e Berlinit, sot në mbrëmje. Hertha Berlin II (1993), Energie Cottbus (1997) dhe Union Berlin (2001) janë 3 skuadrat nga Kategoria e 3 në Gjermani që mbërritën deri në Finalen e Kupës, ku u mundën nga rivalët e Bundesliga-s. Stuttgart e mbylli sezonin në Bundesliga 2024/25 me një fitore në transfertë ndaj Leipzig. Kualifikimi në Europë nëpërmjet kampionatit nuk u arrit por Stuttgart mund të sigurojë pjesëmarrjen në UEFA Europa League nëse fiton ndaj Bielefeld në kryeqytetin gjerman. Bielefeld nuk do të shohë se kush do të zbresë në fushë për Stuttgart pasi e ardhur në Bundesliga 2 si Kampione e Ligës së 3, ajo e dominoi sezonin në “DFB Cup” duke u emërtuar si vrasëse e gjigandëve përfshi eleminimin në ½ finale të kampionëve në fuqi, Bayer Leverkusen. Më herët Arminia eleminoi të tjerë rivalë nga Bundesliga si Werder Bremen, Freiburg dhe Union Berlin pa harruar Hannover 96 nga Bundesliga 2.

Statistikat e sfidës
-Tre herë fituesit e Stuttgart janë në të parën Finale në “DFB Cup” prej humbjes ndaj Bayern në sezonin 2012/13.
-Bielefeld provon të jetë fituesja e 22 në “DFB Cup” prej edicionit 1952/53 si dhe e para jashtë dy kategorive më të larta në Gjermani.
-Woltemade është bashkëshënuesi më i mirë i këtij sezoni në “DFB Cup”, 4 gola si Patrik Schick (Leverkusen) dhe Benjamin Šeško (Leipzig).
-Marius Wörl ka shënuar 3 gola për Arminia-n në Kupë ndërsa Julian Kania është shënuesi më i mirë në të gjitha kompeticionet në 2024/25 me 17 gola.
-Stuttgart ka fituar ndeshjen e vetme mes tyre, 6-0 në raundin e parë të edicionit 2022/23.
-Kjo do të jetë ndeshja e 99 e Hoeneß në stolin e Stuttgart që nën drejtimin e tij ka fituar 9 nga 11 ndeshje në Kupë. Humbjet janë ato në ½ finale e 2022/23 (vs. Eintracht Frankfurt) dhe ¼ finale e 2023/24 (vs. Leverkusen).

Formacionet e mundshme
Stuttgart:
Nübel – Jeltsch, Chabot, Hendriks – Vagnoman, Karazor (c), Millot, Mittelstädt – Leweling, Undav – Woltemade – Trainer: Sebastian Hoeneß

Arminia Bielefeld: Kersken – Schneider, Russo, Großer – Hagman, Schreck, Corboz (c), Oppie – Sarenren Bazee, Wörl – Grodowski – Trainer: Mitch Kniats


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë