Futboll

Kupa e Botës për femra, të gjithë kundër SHBA

Edicioni i tetë i Kupës Botërore për femra do të nisë këtë verë në Francë, me ekipin kombëtar të femrave të SHBA që kërkon të arrijë titullin katërt në Kupën e Botës. Të 24 ekipet do ta luftojnë për çmimin më të madh në futboll vetëm një vit pasi ekipi i meshkujve të Francës fitoi Kupën e Botës në Rusi. Ekipet që janë në garë përveç tentativës për të thyer hegjemoninë e krijuar nga SHBA, gjithashtu premtojnë se turneu i kësaj vere në Francë do të jetë një spektakël i mrekullueshëm.

Ekipi kombëtar amerikan gjithsesi mbetet favoriti kryesor për të mbajtur trofeun që morën në finalen e vitit 2015 të zhvilluar në Kanada, pasi shkatërruan Japoninë me një fitore emocionuese 5-2 dhe sërish janë ekipi për t’u mposhtur këtë verë. SHBA ka fituar 10 ndeshjet e fundit rresht deri në dhjetor 2018 dhe do të bëjnë gjithçka që ata të mbeten ekipi më i madh në botë. Kombëtarja amerikane shikohet si pretendentja kryesore edhe nga kompanitë e basteve. Ekipi amerikan e konfirmoi forcën e tij me një fitore 6-0 ndaj Xhamajkës në Tetor të vitit 2018 në CONCACAF. Yjet si Megan Rapinoe, Allie Long dhe Alex Morgan pritet të luajnë për herë të fundit në Kupën e Botës me fanellën e SHBA.

Vendi pritës Franca, e drejtuar nga ish-mbrojtësi i djathtë i kombëtares Francës, Corinne Diacre, mund të ndjekë rrugën e homologëve të tyre meshkuj në kampionatin që luhet në shtëpi. Një fitore këtë verë do të shënojë trofeun e parë të madh ndërkombëtar për vendin, i cili mund të fitojë Kupën Botërore vetëm një vit pasi ekipi i meshkujve e bëri këtë gjë në Rusi vitin e shkuar. “Les Bleus” janë të vendosur në një grup relativisht të lehtë të përbërë nga Koreja e Jugut, Norvegjia dhe Nigeria, duke shmangur ekipet e mëdha të Japonisë dhe Brazilit.

2018-ta ishte një vit për të harruar për Gjermaninë, pasi ekipi i tyre i meshkujve e përfundoi Kupën e Botës në Rusi në mënyrën më të keqe të mundshme. Megjithatë, homologët e tyre femra duket se janë në një pozitë të mirë ndërsa përgatiten të shkojnë në Francë në vitin 2019, duke qenë një pretendente e vazhdueshme që nga viti 2007 kur e fitoi për herë të fundit këtë trofe.  Në dy kupat e fundit botërore, performancat e tyre kanë lënë për të dëshiruar, duke dështuar të arrinin në finalen e secilës prej dy turneve të fundit.

Anglia e Gareth Southgate përjetoi një verë të stuhishme në vitin 2018 kur provuan shanset dhe përfunduan në vendin e katërt në Kupën e Botës që u mbajt në Rusi. Pas kësaj paraqitje “Tre Luanët” kanë ndihmuar në rindezjen e një lidhjeje midis kombëtares dhe tifozëve. Kjo shpresë është rritur edhe për kombëtaren angleze të femrave që i ka varur shpresat tek trajneri Phil Neville.

Një tjetër ekip pretendente për të triumfuar në Francë këtë verë në kampionatin botëror për femra është edhe Japonia. Në dy edicionet e fundit ekipi aziatik ka shkuar në finale, por vetëm në vitin 2011 ia doli që ta fitoi trofeun. Shanset e Japonisë si pretendente u rritën së tepërmi pasi fituan Kupën e Azisë në vitin 2018, duke mposhtur Australinë në finale.

Ekipi Holandez i femrave gjithashtu ka pretendime në Kupën e Botës 2019. Ekipi holandez përfundoi i dyti në grupin e tyre të kualifikimit dhe fitoi gjashtë ndeshje. Norvegjia është ekipi që ka fituar Kupën e parë të botës në futboll për femra. Kampionët e vitit 1995 do të bëjnë paraqitjen e tyre të tetë radhazi në finalet e Kupës së Botës këtë verë, megjithëse ylli i Lyonit dhe fituesi i Topit të Artë Ada Hegerberg nuk pritet të jetën në formën e saj më të mirë.

Në futbollin e femrave Brazili nuk e bën dot atë që bën te meshkujt, por sërish është një ekip që noton në mesin e pretendetëve. Me Martën në krye Brazili do të bëjë një tentativë për ta fituar për herë të parë Kupën e Botës për femra edhe pse nuk koutohet si favoritja kryesore.

Kampionati botëror i femrave do të luhet në mes datave 7 qershor dhe 7 korrik. Ky është edicioni i 8-të i Kupës së Botës për femra.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë