Pesë muaj pas marrjes së detyrës, Tuchel debutoi në krye të “Tre Luanëve” kur ata mundën kuqezinjtë 2-0 të premten. Eshtë intriguese për të parë takticienin gjerman se si do të marrë maksimumin e të tijve kur të presin Letoninë në “Wembley Stadium” të hënën për Gr K. Kuqeznjtë do të provojnë të lënë pas humbjen londineze dhe ndaj Andorra-s do të provojnë rinisjen me marsh të plotë drejt Tokës së Premtuar. Craig Bellamy nuk ka luajtur asnjëherë në Kupën e Botës por ai udhëhoqi Uellsin në një fushatë pa humbje në Nations League ku triumfoi në Gr B4.

Ai është optimist për shanset e “Dragonjve” për të qënë në finalet e dyta rradhazi në një Botëror. Me 85 gola në 157 ndeshje pas fitores ndaj Lituanisë, Robert Lewandowski do ta shfrytëzojë maksimalisht takimin ndaj Maltës në Gr G të hënën. Erling Haaland ishte mes shënuesve të Norvegjisë në fitoren 5-0 ndaj Moldavisë në ditën e parë për Gr I dhe sulmuesi i Manchester City-t shpreson të shënojë sërish ndaj Izraelit të martën. Botërori i fundit për Çekinë ishte në vitin 2006 dhe pas fitores ndaj Ishujve Faroe të premten, do të luajnë ndaj Gjibraltar në ditën e dytë.

Rezultatet – Matchday 1
E Premte 21 Mars
Gr G: Maltë 0-1 Finlandë, Poloni 1-0 Lituani
Gr H: Qipro 2-0 San Marino, Rumani 0-1 Bosnje Hercegovinë
Gr K: Angli 2-0 Shqipëri, Andorrë 0-1 Letoni
E Shtunë 22 Mars
Gr I: Moldavi 0-5 Norvegji, Izrael 2-1 Estoni
Gr J: Lihtenshtein 0-3 Maqedoni E Veriut, Uells 3-1 Kazakistan
Gr L: Mal i Zi 3-1 Gjibraltar, Çeki 2-1 Ishujt Faroe
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.