Kupa e kombeve afrikane 2021 mund të anulohet. Lajmi i bujshëm vjen nga Franca, ku sipas “RMC Sport”, këto ditë po shihet nga Konfederata Afrikane e Futbollit hipoteza e një anulimi të mundshëm të turneut, i programuar për periudhën 9 janar-6 shkurt në Kamerun.
Sigurisht, dyshimet për organizimin e këtij turneu kanë lindur për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe shpërndarjes së variantit “Omicron”, por edhe për shkak të kundërshtimeve nga ana e klubeve europiane.

Lajmi nuk është ende zyrtar, por ka pasur jehonë dhe ka sjellë reagime nga disa trajnerë. Përtej vështirësive organizative, organi që qeveris futbollin afrikan duhet t’i bëjnë llogaritë edhe me dyshimet e disa klubeve, sidomos atyre angleze, që rrezikojnë të humbasin futbollistët e tyre deri në mes të shkurtit, sepse të gjitha ata që vendet e “listës së kuqe” janë të detyruar të bëjnë një karantinë 10-ditore sapo të futen në Mbretërinë e Bashkuar.
Edhe pse vendet afrikane janë hequr nga kjo listë, dyshimet mbeten të mëdha. Ajo që deri para pak ditësh dukej thjesht një hipotezë, tani duket se do të marrë jetë, sepse rreziku është konkret. Klubet e Serisë a mbeten spektatorë për momentin, por patjetër që atyre u intereson anulimi, sidomos klubeve që kanë disa lojtarë afrikanë në përbërje, si Napoli (Osimhen, Kulibali, Anguisa dhe Ounas), Milani (Kesi dhe Benaser), apo dhe Torino (Singo, Aina dhe Djidji).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




