Gazeta Si – Është zyrtar kalimi i sulmuesit brazilian Kunja nga Atletiko Madrid te Volverhempton. Së shpejti edhe portugezi Zhoao Feliks do të bëjë të njëjtën gjë. Për të dytin bëhet fjalë për huazim, jo shitje përfundimtare.

Transferimi i parë është ai i Mateus Kunjës te Volverhemptoni, ekipi që mban vendin e fundit në klasifikim në Premier Ligë. Sulmuesi 23-vjeçar u ble nga Atletiko Madrid në 2021-shin. Klubi spanjoll pagoi 26 milionë euro te Herta e Berlinit, por lojtari ka bërë pak për të impresionuar trajnerin Simeone.
Braziliani realizoi 7 gola gjatë sezonit të kaluar, kurse këtë sezon nuk ka shënuar asnjë gol në 17 ndeshje. Shitja e tij është përfundimtare, sepse akordi mes klubeve parashikon detyrimin e blerjes në fund të sezonit.
We've found one more gift under the tree.
— Wolves (@Wolves) December 25, 2022
🇧🇷🎁 pic.twitter.com/uVNEsBDUfC
Nga Atletiko Madrid do të largohet edhe portugezi Zhoao Feliks, edhe ai drejt Premier Ligës, por vetëm në huazim. Për 6 muaj klubi spanjoll kërkon 18 milionë euro, kurse për shitjen përfundimtare synohet që në arkën e Atletikos të derdhen të paktën 100 milionë euro.
Në këtë pikë të sezonit ka pak klube që mund të paguajnë shuma të tilla, ndaj dhe është menduar vetëm për formulën e huazimit. Mbetet të shihet se te cila skuadër do të transferohet sulmuesi i ri portugez.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




