Ka ndodhur

Kundërshtuan me dhunë gjyqtarin në Vlorë, arrestohen tre vëllezër

Tre vëllezër janë arrestuar në Vlorë, pasi akuzohen se në një seancë gjyqësore kanë kundërshtuar vendimin e gjykatësit Arqile Basho.

Policia thotë se në pranga janë vënë M.M., 60 vjeç, F.M., 62 vjeç dhe E.M., 64 vjeç (vëllezër), të tre banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, në ambientet e brendshme të Gjykatës, kanë kundërshtuar me dhunë  Arqile Bashon, 63 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë.

Mbi tre vëllezërit e arrestuar rëndon akuza për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë