Drejtësia

Kundërshtoi futjen në regjimin ’41 Biss’, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Anterio Kaloshit

Gazeta Si - Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e të dënuarit Anterio Kaloshi për kundërshtim të vendimit të minisitrit për futjen ne izolim të regjimit të posaçëm "41 biss".

Nëpërmjet avokatit të tij, i dënuari me burgim të përjtshëm kërkonte shfuqizimin për shakak se nuk ka shfaqur as rrezikshmëri dhe nuk ka kryer shkelje brenda ambjeteve të burgut.

Gjykata pasqyroi disa informacione të klasifikuara sekret, ku flisnin për disa informacione mbi Anterio Kaloshin brenda ambjeteve të burgut. Sipas avokatit, për Kaloshin janë përdorur mjete ekstraligjore.

Kaloshi për 1 vit do të qëndrojë në në izolim te eger ne Peqin "41 biss".

Urdhri është ekzekutuar në prill të këtij viti nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe me aprovimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Posaçme.

Anterio Kaloshi është dënuar përjetë për masakrën  e Lushnjes në vitin 2017, ku përfshihet edhe Laert Haxhiu, teksa u ekzekutuan me armë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marius Xhepexhiu. Kaloshi gjithashtu ka fshehur dhe strehuar Orges Bilbilin, tjetër i arrestuar si një nga autorët e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë