Politike

Kundër Ligjit Antishpifje, shoqëria civile dhe media thirrje qeverisë e OSBE

Ligji Antishpifje kontestohet ashpër nga 14 shoqata dhe kërkojnë që të mos merret në konsideratë. Organizatat me anë të një deklarate për median vërejnë se dy projektligjet pjesë e paketës Antishpifje, i akordojnë AMA-s dhe AKEP-it, kompetenca gati gjyqësore, me natyrë sanksionuese ndaj operatorëve mediatikë, ndërkohë që këto organe, edhe pse të pavarura sipas ligjit nuk ofrojnë garanci funksionale për të qenë efektivisht të pavarura, sikurse janë organet e pushtetit gjyqësor.
Organizatat i bëjnë thirrje organizatave ndërkombëtare të tilla si OSBE, BE apo Këshilli i Europës) prezenca e të cilave kontribuon në vendin tonë për sundimin e shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut, të shprehen qartë dhe publikisht mbi projektligjet në fjalë, si masa në dhunim të lirisë së shprehjes.
“Shqipëria ka mjaftueshëm ligje që rregullojnë çështjet kur media shkel të drejtat e të tjerëve dhe çdo ndërhyrje tjetër, si dhe në këtë drejtim ka pasur disa precedentë të gjykuar në sistemin tonë gjyqësor. Nevoja për të pasur vetërregullim të medias dhe JO rregullim ligjor të saj, merr rëndësi të veçantë në ato shtete me demokraci në tranzicion, sikurse është vendi ynë, ku shpesh mediat janë të lidhura me interesat e njohura të biznesit, të partive politike. Vetërregullimi është kombinim i standardeve që përcakton kodet e duhura të sjelljes për median, të cilat janë të nevojshme për të mbështetur lirinë e shprehjes dhe për të mundësuar që kjo sjellje të monitorohet dhe të mbahet e përgjegjshme. Vetërregullimi ruan pavarësinë e mediave dhe e mbron atë nga ndërhyrjet partizane të qeverisë”, thuhet në deklaratën e 14 shoqatave.
Organizatat vërejnë se dy projektligjet pjesë e paketës antishpifje, i akordojnë AMAs dhe AKEP-it, kompetenca gati gjyqësore, me natyrë sanksionuesendaj operatorëve mediatikë, ndërkohë që këto organe, edhe pse të pavarura sipas ligjit nuk ofrojnë garanci funksionale për të qenëefektivisht të pavarura, sikurse janë organet e pushtetit gjyqësor.
Paketa Antishpifje është futur në shqyrtim nga ana e komisionit të Ligjeve, e cila po kërkon që të organizojë konsultime me shoqërinë civile mbi nismën. Ndërkohë që ende nuk janë bërë publike komentet e OSBE-së për projektligjit. Edhe pse OSBE-ja, Zyra për Lirën e Medias ka kontestuar draftin e parë, qeveria nuk është tërhequr nga qëndrimi i saj për gjobitur mediat kjo nga mekanizmat e AMA-s.

Shoqatat e mediat që janë kundër

BIRN Albania
Civil Rights Defenders
Citizens Channel
Faktoje
Instituti Shqiptar i Medias
Instituti Shqiptar i Shkencave
Këshilli Shqiptar i Medias
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë
Qendra Res Publica
Qendra Shqiptare MediaLook
Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë