Futboll

Kumbulla: Roma menjëherë tregoi interes, dua të përsëris suksesin e Kryeziut

Marash Kumbulla për mikrofonat e “Tele Radio Stereo”, gjatë një eventi bamirësie në spitalin “Lazzaro Spallanzani”, ka analizuar humbjen e hidhur kundër Atalantës. Mbrojtësi mendon se humbja ishte rastësore dhe se skuadra do të kthehej shpejt të tregonte atë që kishte shfaqur me ekipet e tjera të mëdha në kampionat.

Probleme me të mëdhatë- Do ta provojmë se nuk është kështu, e kemi bërë edhe më parë, ndonëse kemi barazuar kundër Juves dhe Milanit, duke treguar se mund ta luajmë si të barabartë me të gjithë.

Në pjesën e dytë, me Atalantan ne ramë shumë. E patëm shumë të vështirë, sepse kishim një ekip të fortë përballë. Duhet të ringrihemi shpejt, por nëse vazhdojmë të shohim prapa, nuk do të përmirësohemi kurrë. I marrim parasysh gabimet që kemi bërë dhe përpiqemi të mos i përsërisim.

ROMA- Isha menjëherë i përqendruar te skuadra dhe dëshiroja që të isha gati dhe në dispozicion të trajneri. Jam shumë i qetë, më pëlqen të qëndroj në shtëpi ndaj sillem në Romë ashtu siç bëja në Verona. Puna sigurisht që është e ndryshme nga viti i kaluar. Kam mësuar shumë falë lojtarëve të kalibrit si Smalling, Mancini, Ibañez. Ndihem shumë më mirë sesa në momentin e parë kur mbërrita në Romë.

Roma menjëherë tregoi interes. Pashë tifozët, klubin, ekipin, programet … më bindën menjëherë. E gjitha ndodhi shpejt. Nuk kisha dyshime.

Titulli- Të shpresojmë, do të ishte e bukur dhe fantastike. Kam dëshirë të përsërisë shembullin e Naim Kryeziut, i cili u shpall kampion me Romën në titullin e parë të verdhekuqve në vitin 1942.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë