Gazeta Si – Pa fat Marash Kumbulla. Mbrojtësi i Kombëtares e nisi titullar ndeshjen me Monzën, por ajo zgjati vetëm 28 minuta për shkak të një dëmtimi.
Kumbulla pësoi një tërheqje dhe i la vendin anglezit Smolling. Vërtet për të ardhur keq, sepse lojtari kuqezi kishte shansin të tregonte veten në ndeshjen që Mourinjo i besoi nga minuta e parë.

Mbrojtësi shkodran u pozicionua në qendër të mbrojtjes me tre lojtarë, ndërsa në krah të tij ishin Mançini dhe Ibanjez. Tani mbetet të shihet sa i çfarë grade është dëmtimi dhe sa kohë do t’i duhet Kumbullës për t’u riaftësuar.
Dëmtimi i tij prish shumë punë në fakt në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve, sepse aktualisht është i dëmtuar edhe Berat Gjimshiti. Lojtari i Atalantës i ka humbur ndeshjet me Izraelin dhe Islandën, ndaj dhe shpresohet që të paktën Kumbulla të kthehet në kohë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




