Gazeta Si – Marash Kumbulla më në fund bashkohet me grupin në stërvitje. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe Romës vjen pas dëmtimit në ligamentin e gjurit, që e ka mbajtur jashtë fushave të blerta për një kohë shumë të gjatë.

Për trajnerin Mourinjo ky është një lajm i mirë, ashtu si dhe për Silvinjon. Kumbulla mungonte që prej sezonit të kaluar, kur u dëmtua në ndeshjen me Milanin në ‘Olimpico’. Lojtari zhvilloi një pjesë të mirë të stërvitjes bashkë me të tjerët, ndërsa tani i duhet gradualisht të kapë formën e duhur sportive.
Mbrojtësi shtatlartë humbi të gjitha ndeshjet eliminatore të Euro 2024, ku Shqipëria zuri vendin e parë në grup dhe u kualifikua për në fazën finale të Europianit. Trajneri Silvinjo me siguri do ta ndjekë nga afër ecurinë e tij para se të vendosë për listën përfundimtare të kuqezinjve që do të shkojnë në Gjermani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.